Kontrolli i Lartë i Shtetit ngre alarmin se në rast të një gjendje emergjence sikur ndodhi me tërmetin apo pandeminë nuk ka rezerva të mjaftueshme. Momentalisht nuk kemi asnjë kokërr grurë rezervë apo karburant.

Konstatimi është bërë nga KLSH pas auditit në Drejtorinë e Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit. E thënë shkurt dhe qartë; rezerva materiale e shtetit nuk garanton nevojat e qytetarëve në përballimin e rasteve të emergjencave civile dhe rasteve të tjera të parashikuara.

Rezerva materiale e shtetit nuk garanton nevojat e qytetarëve në përballimin e rasteve të emergjencave civile dhe rasteve të tjera të parashikuara. Për artikullin grurë gjendja është zero. Për karburante gjendja është zero” thuhet në raportin e KLSH-së.

Rezerva materiale e shtetit në raste të mungesës apo krizave për mallra, të cilat kanë një impakt të rëndësishëm në jetën e qytetarëve, shërben si garantor, duke qenë se Shqipëria është një vend i varur nga importet e produkteve e për rrjedhojë e ekspozuar ndaj faktorëve të jashtëm të tregut.

/5pyetjet