Janë zbardhur detaje tronditëse nga vrasja e 9-vjeçares në Greqi, ku sipas raportit të prokurorit Georgios Noulis, 9-vjeçarja ka humbur jetën si pasojë e një ilaçi që nëna e saj i hodhi në ushqim.
Në raport theksohet se nëna kishte tentuar të vriste vajzën edhe më parë, si pasojë e të cilës vajza u bë katërplegjike. Duke vlerësuar provat në dosje, Noulis flet për një “skenar kriminal dhe mizori të paprecedentë”, të cilin e akuzuara e sajoi për t’u hakmarrë ndaj bashkëshortit të saj, shkruajnë mediat greke.
Megjithatë, ajo që ka një vlerë të veçantë është përshkrimi se si, sipas prokurorit, 33-vjeçarja i jepte ketaminë vajzës së saj.
“Sasia e ketaminës, të cilën ajo e bleu i është injektuar me anë të një shiringe në stomak”.
Pasi i ka injektuar një dozë të rëndë e të substancës helmuese, njëkohësisht i ka hequr edhe oksimetrin,” sipas prokurorit. 33 vjeçarja më pas ka tentuar ta mbysë me duar duke i mbyllur hundën dhe gojën, duke i shkaktuar arrest kardiak.
Sipas prokurorit, ajo çfarë ndikoi në këtë ngjarje tragjike ishte edhe jeta bashkëshortore dhe papjekuria e tyre për shkak të moshës të re.
1) Daskalakis, nga ana tjetër, ka treguar mungesë kontakti dhe stabiliteti në marrëdhëniet e tij me të tjerët (madje edhe fëmijët e tij), mungesë emocioni, paaftësi për të shprehur mendimet.
2)Dhe të pandehurës i mungon emocioni i vërtetë dhe i trajton fëmijët e saj si një narciste.
Siç theksohet në raport, “një element vendimtar i të gjithë personalitetit të të pandehurës ka qenë posesiviteti ndaj bashkëshortit të saj, duke qenë se ajo ishte xheloze. Ajo ishte e frikësuar se ai do ta braktiste. Duhet theksuar se Daskalakis kishte krijuar një marrëdhënie të veçantë dobësie dhe dashurie ndaj vajzës së tij Georgina.
Skenari i krimit
Më pas, Noulis vazhdon me atë që ndodhi në Patra, në prill 2021, e cila vërtetoi tentativën për vrasje ndaj Roula Pispirigou: Fiksimi i të pandehurës me burrin e saj dhe dhimbja që ajo përjetoi nga tradhtitë e tij të përsëritura dhe ndarja me të e shtynë atë të krijonte një mizori të paprecedentë duke e përdorur vajzën e saj Georgina si një mjet hakmarrjeje ndaj Daskalakis, për shkak të dobësisë së veçantë që kishte ndaj fëmijës.
Menjëherë pas ngjarjeve të 21.3.2021, vdekja e foshnjës së papagëzuar të çiftit Irida e cila u nda nga jeta kur ishte vetëm gjashtë muajshe më 21.3.2022) të pandehurës i lindi ideja për të vrarë 8-vjeçaren.
Ajo mendoi planin, kur vajza u shtrua në një spital për arsye mjekësore. Sipas propozimit të prokurorit, 33-vjeçarja “për të zbatuar planin e saj të vrasjes, mëngjesin e 8 prillit 2021 (vetëm 18 ditë pas vdekjes së vajzës) ka shoqëruar vajzën tjetër në Karamandanio.
Megjithatë, një mjek në klinikë, tha se vajza nuk kishte asgjë dhe u shtrua në spital vetëm për shkak të këmbënguljes të së emës. Kur vajza u shtrua në spital ajo tentoi të bindte burrin e saj të kthehej me të për arsyen e vetme që vajza ishte sëmurë.
Më në fund, “rreth orës 18:50 e akuzuara gjeti mundësinë që kërkonte për t’i marrë jetën vajzës së saj”. E ndërsa vogëlushja humbi plotësisht ndjenjat dhe thuajse kishte vdekur, e akuzuara njoftoi personelin mjekësor duke thënë se vajza nuk kishte më puls.
Menjëherë mjekët vrapuan drejt repartit të fëmijës dhe pas 50 minutash përpjekjesh arritën ta sillnin në jetë. Më pas, pas “rikthimit heroik” të jetës së 9-vjeçares , ajo u transferua në ICU të Spitalit Universitar të Patrës.
Atje ajo u intubua dhe ushqehej vetëm përmes një tubi nazogastrik.
Më në fund, 9-vjeçarja më 19 korrik 2021, kthehet në shtëpinë e saj.
Vrasja
Më 17 janar 2022 , 9-vjeçarja u shtrua në Spitalin Universitar të Patrës. Dy ditë më vonë, megjithatë, nëna e saj tha se kishte të vjella dhe kriza. Vlen të përmendet se gjatë qëndrimit në ICU, 9 vjeçarja nuk kishte asnjë nga simptomat që tha nëna e saj.
Në janar 2022, nëna kishte kërkuar në internet informacione mbi veprimin e substancës përkatëse ketaminë dhe ishte në dijeni të pasojave të përdorimit të saj. Sipas prokurorit, 33-vjeçarja ka blerë ketaminë nga një trafikant i panjohur dhe më 29 janar, e vetme në dhomë me vajzën (e cila ka qenë në gjendje të qëndrueshme gjatë gjithë mëngjesit), ka kryer vrasjen e së bijës.
Rreth orës 14:00 ajo ka injektuar ketaminën përmes një tubi me të cilën vajza ushqehej. Rreth orës 14:28, fëmija kishte gjakderdhje dhe kishte humbur çdo shpresë për të mbijetuar.