Redi Molla nën arrest nga SPAK , a do të hetohet burimi i parave për hotelin Crowne Plaża që po ndërton babai në Durrës si Investitor Strategjik ?
SPAK lëshoi sot një urdhër arrest për Redian Mollën, ish-drejtor në Bashkinë e Tiranës në kuadër të një hetimi për abuzim me tenderët mbi çështjen e kompanisë “5D”, e njohur ndryshe si kompania e 5 Drejtorëve.
Sipas raportimeve në media, Redian Molla rezulton i shpallur investitor strategjik përmes babait të tij biznesmen, i cili po ndërton një hotel në rërë ne zonën e njohur si “Vollga” në Durrës.
73-vjeçarit Selim Molla i është dhënë statusi invesitor strategjik për hotelin me 5 yje në mes të shëtitores së Vollgës.
Kapitali i kompanisë së tij “Restur” është vetëm 100 Lekë dhe nuk ka përvojë të mëparshme në hoteleri-turizëm por as regjistra financiarë të veprimtarisë së saj në asnjë lloj fushe.
Hoteli
E parashikuar të hapet në vitin 2024, Crowne Plaza Durrës do të ofrojë 140 dhoma për pushuesit, si dhe një restorant, bar dhe sallë pritjeje, ambiente salla takimesh dhe një zonë Ëellness duke përfshirë një spa, palestër dhe pishinë të brendshme. Ai do të përfshijë një terminal të ri lundrimi, marinë, hapësira të gjelbra dhe rrugë biçikletash.
Pra hoteli është kamufluar nën emrin e babait pensionit të Redi Mollës, ndërsa mbetet për t’u zbuluar nga SPAK nëse ka ndonjë biznesmen të fuqishëm që qendron pas këtij investimi të madh duke shkatërruar plazhin te “Vollga” dhe që ofron paratë dhe përdor emrin e babait të drejtorit të arrestuar tani?
Molla ka blerë 24% të aksioneve të kompanisë “Mediterranean Investment Group” që do ndërtojë hotelin, me vlerë mbi 200.000 $, teksa vlera e hotelit shkon mbi 20 MLN €.
Pyetja që shtrohet tani është nëse do të kalohet në njëhetim pasuror për Redi Mollën dhe a do të shkojë hetimi edhe te hotel Croëne Plazza dhe “bigët” që fshihen pas ?