Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me altrenime kthjellimesh dhe vranësira në shtim.

Në orët e mbrëmjes të ditës së shtunë reshjet e shiut do të bëhën prezente fillimisht në veriperëndim e gradualisht reshjet e shiut do të shtrihen përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore.

Hera-herës reshje shiu ne formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Kjo situatë do të mbetet prezente deri në orët e para të mëngjesit të ditës së diel.

Gjatë ditës së diel reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal.

Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 6m/sek, e hera-herës fiotn shpejtësi deri në 10m/sek.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 19 / 25 °C

në vendet e ulëta: 18 / 26 °C

në vendet malore: 15 / 21 °C