Sinoptikani Hakil Osmani parashikoi sot se si pritet të jetë moti në ditët në vijim në gjithë vendin tonë.
“Dita e sotme dhe e nesërmja mbetën në mbizotërimin e reshjeve të shiut. Zonat veriore kanë dhe do të kenë një sasi më të madhe reshjesh krahasuar me zonat qendrore dhe jugore ku reshjet do të jenë në sasi më të pakta. Temperaturat e ajrit mbeten të larta. Problematike janë edhe parametrat e erës, 75 km për orë ishte forca e erës sot duke bërë që të kemi një valëzim të madh në det. Nesër kemi një dobësim të forcës së erës.”
Përsa i përket fundjavës Osmani tha se reshjet do të mbeten të pranishme edhe gjatë fundjavës, por më tepër ditën e shtunë pasi nga pasditja e së dielës do të ketë kthjellime.
“Reshjet e shiu mbeten dhe gjatë fundjavës, kryesisht të shtunë, nga pasditja. Në zonat malore do të kemi dhe një rishfaqje e flokëve të dëborës ditën e dielë, ndërkohë që temperaturat do të kapin vlerat minus 1 gradë celcius.”, parashikoi Osmani
Për sa i përket motit në muajin prill Osmani thotë se 10-ditëshi i parë do të karakterizohet nga vranësira ndërkohë që pjesën tjetër të muajit do të kemi ditë plot diell e për pasojë do ketë edhe rritje të temperaturave të ajrit.
“10-ditëshi i parë pritet të jetë nën praninë e vranësirë që do jetë dhe reshje, dhe temperaturat 1-2 gradë më të ulët. 2- ditëshin e dytë do të kemi plot ditë me diell që do sjellin dhe rritje të temperaturave të ajrit. Do kemi edhe reshje të pakta shiu.”, tha ai.