Evi Kokalari është revoltuar pas propozimit të emrit të Bleona Qeretit, për të qenë pjesë e Këshillit Kombëtar.
“Nuk e di kush e propozoj këtë në Këshill & pse, por vetëm galeria në këtë artikull mjafton të kuptosh që ky nuk është imazhi që duhet të ndërtojmë dhe do përdoret për ti ulur vlerat Kuvendit.
Do doja të shikoja intelektual dhe shkrimtar e artist si Inva Mula dhe Visar Zhiti, etj në këshill.
Ose merreni PD-në seriozisht ose mos na humbni kohën kot.
Jam pa fjalë”, shkruan ajo.
Kujtojmë që si Kokalari, si Qereti, janë aktiviste dhe mbështetëse të Donald Trump.
Gjatë fushatës së tij, ato u shfaqën duke pozuar krah Richard Grenell, ndërsa Bleona madje, ndryshe nga Kokalari, ka arratiur edhe ta takojë personalisht Donald Trump.
Ndoshta dhe për këtë arsye, Kokalari është irrituar pse e kanë ftuar “rivalen” e saj në PD.
Por Bleona u tregua e zgjuar dhe e refuzoi ftesën.