Në Kuvendin e PD-së, Belind Këlliçi njoftoi se janë të pranishëm 1425 delegatë. “1425 delegatë janë të pranishëm.

Numri total është 1838 duke përllogaritur 1100 të zgjedhurit, aktualët, kuotat e organizatave partnere dhe janë më shumë se gjysma në sallë, më shumë se 920 delegatë, për këtë arsye deklaroj zyrtarisht çeljen e punimeve të Kuvendit” tha ai.

Me propozim të Komisionit të Rithemelimit dhe delegatëve, është zgjedhur përbërja e Komisionit të punimit të këtij Kuvendi. Për përbërjen e Komisionit të drejtimit të punimeve, janë zgjedhur Albana Vokshi Edmon Spaho si dhe Ervin Minarolli.

Po ashtu edhe Ivi kason dhe Belind Këlliçi. Ndërkohë për sekretariatin teknik, është zgjedhur Ledio Nuraj, Minushe Lazaj si dhe Nadja Daullja.