Ish-n/kryetarja e PD-së, Jozefina Topalli pranoi ftesën e Sali Berishës për të qenë në Kuvendin e sotëm. E përqafoi dhe më pas ngjiti shkallët e podiumit për të mbajtur fjalën. E emocionuar dhe përlotur nga mbështetja e demokratëve, Topalli u kërkoi ndjesë duke thënë se reagimi duhet të kishte ndodhur më përpara. Sulmi ishte i hapur dhe qartë kundër Lulzim Bashës, për të cilin tha se shkatërroi Partinë Demokratike.

“Cili ishte fillimi i rënies sonë? Dita kur filluan të rrëzohen vlerat kur mbi të cilat u ngrit kjo parti. Kjo ka ndodhur dhe ne kemi heshtur. Pas 2013 tatëpjeta mori vrapin. Disa përcaktuan kryetarin e ri, me shpresë se e ardhmja do të na buzëqeshte. Por e ardhmja ishte rrokopujë. Pas 2013, PD-ja hyri në krizë të thellë.

Udhëheqja në parlament bënte pazare, kurse deputetët betejë me krimin. Ditë pas dite dhe vit pas viti në vend që të hapeshin u mbyllën. Në vend të dëgjimit të njëri tjetrit, nisi shpallja e grupeve armiqësore. Çadra, bojkoti dhe fundja që nisi të quhej fitore” tha ajo.

Topalli rezulton t’i ketë hequr PD-së dy deputetë me listat e partisë së saj në 25 prill 2021 qe tani nuk i mbahet mend as emri.