Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka kërkuar përjashtimin e kryeministrit Edi Rama.

Në fjalën e saj ajo iu drejtua kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, duke u shprehur se ajo nuk po e kryen detyrën e saj, pasi vazhdimisht po lejon që të ofendohet opozita.

“Kërkoj të përjashtohet Edi Rama. Keni përjashtuar sot një deputet të opozitës vetëm se kërkoi fjalën. Është nxitësi kryesor ndaj opozitës, është nxitësi i dhunës në rrugë, është nxitësi kryesor i dhunës në familje. Sa herë që ai ofendon duhet ta përjashtoni. Nuk mundet të ushtrojë dhunë ndaj opozitës. Nuk do jetë si më përpara, do jetë ndryshe çdo senacë.”

Kujtojmë se shkak për nisjen e këtyre debateve, u bë diskutimi mbi inceneratorët, ku deputeti Agron Shehaj iu drejtua kryeministrit duke i thënë se ai fshihet pas një kompanie offshore në Hollandë.

Më pas ishte kryeministri i cili iu drejtua Shehajt me frazën “je idiot apo bën vetë”.