Rezoluta për genocidin serb ka sjell një debat në Kuvend mes kreut të PD Sali Berisha dhe Lindita Nikollës.

Berisha ka akuzuar Nikollën se “e trajton Kuvendin sipas urdhrave që merr nga Edi Rama” ndërsa iu drejtua duke i thënë se “nuk është Parlamenti dyqani jot”.

Nga ana tjetër, Nikolla u shpreh se në Konferencën e Kryetarëve është dakordësuar që t’i drejtohen Kuvendit të gjitha grupet parlamentare me një projekt rezolutë të përbashkët.

Pjesë nga debati:

Berisha: Jo nuk ke sqaruar asgjeë.

Nikolla: Ju lutem zoti Berisha

Berisha: është një shkelje e ligjit

Nikolla: Të dalim me rezolutë të dakordësuar

Berisha: Ju shkruani rregulloren e  parlamentit, ju kryeni krim se shkelni ligjin e parlamentit. E përcakton qarte qëndrimin ndaj rezolutave,brenda tre ditesh nga data e dorezimit shqyrtohet nga kryesia e kuvendit. Rezoluta ka tre jave që pret të shqyrohet. Parlamenti nuk është dyqani yt. Në fund thuhet se tha një filan deputet që këtë rezolut ta dërgojmë në komisioni e jashtëm.

Nga kryesia e kuvendit vjen ne sallën e kuvednit. Ju zonjë po etrajtoni në menyrën më primitive, sipas urdhërave të Edi Ramës.

Je provokatore e paskrupullt.