Ai është një ndër personazhet më karizmatik të medias, ku me humorin e tij ka bërë publikun të qeshë pa fund. Ismet Drishti një personazh multidimensional, ku me krijimtarinë e tij godet gjithmonë fenomene që sipas tij dëmtojnë shoqërinë shqiptare.
I ftuar në D-Night nën drejtimin e Dajana Shabanit, ai foli më shumë rreth shfaqjes më të fundit Big Brother Vip Shkodra, me një estradë të ngritur prej 16 aktorësh ku do të sjellin humor pa fund, por edhe për disa programe që atë e shqetësojnë dhe nuk kanë se çfarë t’i japin shoqërisë shqiptare.
Dajana: Ke cituar dhe ne do ta ricitojmë një pjesë “Unë e shoh një situatë shumë shqetësuese, shoh disa programe televizive me të vërtetë problematike, në çfarë rruge po i dërgojmë njerëzit, ku po e çojmë rininë, sa vlerë po mban familja, kam frikë se po na shkatërrohet familja” E shpjegojmë pak më mirë këtë
Ismet Drishti: Çfarë ka këtu të pakuptueshme që të ketë nevojë për më shumë shpjegim?
Dajana: Të them të drejtën unë jam brune dhe e kuptova, por kush për ty është program shqetësues dhe kush jo, këtë dua të ma ndash
Ismet Drishti: Shiko programe që bëhen përpara orës 00:00 të natës, kur fëmijët janë zgjuar, pastaj program që promovojnë çfarë? Mua nuk më vjen turp t’a them sepse nuk kam as frikë as zor ta them për partnerët rreth e rrotull dhe emisione si Për’Puthen dhe Love Story për mua janë turp… për mua janë shkatërrim i vlerave të Shoqërisë. Nuk kam pse i bie rreth e rrotull e të mbaj me të mira askënd asnjë!