Pak javë pasi publikoi një foto me Robert Ndrenikën përmes së cilës shtoi dyshimet se po rikthehej seriali “Njerëz dhe Fate”, Arben Derhemi ka bërë një tjetër postim që ka nxitur më shumë dyshimet. Ai ka ndarë një foto me aktorët që luajtën Erën dhe dajën Betim, duke shkruar:” Gjithçka është ok…përgatitjet vazhdojnë”
“Njerëz dhe fate” telenovela e parë shqiptare, rreth vitit 2002-2003 pasqyronte aktualitetin shqiptar në atë kohë dhe ka vlere edhe sot të shikohet. Ajo pasqyronte problemet sociale në atë kohë. 10-seritë e para patën një sukses të madh dhe kjo i detyroi edhe grupin realizues të vazhdonin më tej. Në epiqendrën e kësaj telenovele është vendosur një familje e zakonshme shqiptare me hallet, vuajtjet dhe problemet e kohës.