Ish-kryeministri Fatos Nano është shfaqur për herë të parë në një ambient publik pasi kaloi probleme të rënda shëndetësore me mushkëritë.

Ka qenë mjeku okulist, Pajtim Lutaj që ka publikuar dy foto të ish-kryeministrit duke konsumuar drekë, ndërsa Nano duket se nuk ka më probleme shëndetësore.

“Me Fatos Nanon, mikun tim të çmuar, social demokratin e Europës moderne, liderin historik të socialistëve Shqiptar. Një drek e këndshme mbas problemeve shëndetësore, rekuperim mbreslënës. Jetë të gjatë Fatos për të mirën e shqiptarëve  dhe demokracisë ne Shqipëri dhe Kosovë”, shkruan në Facebook mjeku Lutaj.

Rishfaqet në publik Fatos Nano, ish-kryeministri lë pas problemet me

Fatos Nano, i cili mbushi 71 vjeç shtatorin e kaluar qëndroi disa ditë i intubuar në një spital privat në kryeqytet në gusht të vitit 2023.

Fatos Nano ka qenë herë 3 herë Kryeministër i vendit në periudha të ndryshme. Ai u largua nga pushteti në vitin 2005 dhe si rrjedhojë dhe nga drejtimi i partisë.