Ish-kryeministri Fatos Nano feston sot ditëlindjen. Lideri historik i së majtës shqiptare mbush 70 vjeç.

Nano u lind në 16 shtator të vitit 1952. Ai më pas diti të largohet më 2005, duke e mbyllur kapitullin e tij në politikë për të mos u kthyer më. Ai zgjodhi të tërhiqet në jetën e tij private tashmë me bashkëshorten e dytë, Xhoana Nano.

Ish-kryeministri dhe ish-presidenti i kishte dhënë më herët fund martesës së tij 27-vjeçare me dashurinë e fëmijërisë, Rexhina Nano.

Për disa vite ai zgjodhi të jetojë në kryeqytetin e artit dhe muzikës, Vienë. Fatos Nano cilësohet si një politikan inteligjent dhe largpamës që lejoi debatin dhe mendimin ndryshe në Partinë Socialiste.