E shtuna sot nisi herët për Edi Ramën. Është kongresi i socialistëve. Pritet që të jetë një ditë e gjatë. E mbushur me mesazhe. Por e tillë duket se ka filluar që në mëngjes. Mesazh apo rastësi, foton me të cilën Edi Rama ka zgjedhur për të uruar ditën ka në sfond liderin historik të socialistëve, Fatos Nanon. Por a do të jetë ai në Kongres? A do të jetë kandidat për President? Misteri është i madh, por të paktën sot sytë janë te ministrat, nëse do të ketë ndryshime në qeveri.