Dita e sotme pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme ku parashikohen alternime vranësirash dhe kthjellime kryesisht në jug të vendit.

Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në veriperëndim të vendit, të cilat në këtë zonë do të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet mesatar e lokalisht të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në mesditë reshjet e shiut të karakterit lokal do të prekin edhe zonën qendrore.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, e cila hera – herës përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore fiton shpejtësi deri ne 12-15m/sek. Valëzimi ne dete i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen në zona malore 15 deri 27°C, në zona e ulëta 15 deri 33°C ndërsa në zona bregdetare 20 deri 32°C.