Rita Ora ka elektrizuar skenën në koncertin që po mbahet në sheshin “Skënderbej” në kuadër të “Tirana European Youth Capital 2022”.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka interpretuar disa nga hitet që ka sjellë ndër vite, ndërsa është shoqëruar dhe nga trupa e baletit të saj.
Rita u shfaq me një body të zi ku bie në sy detaji i shqiponjës dy krenare ndërsa balerinët e shoqëronin të veshur me të kuqe.