
Para disa kohësh artisti Robert Berisha e konfirmoi lidhjen e tij me modelen Laureta Maçedonci.
E së fundmi, në një prononcim në Top Channel ai foli për lidhjen e tij.
Ndër të tjerash ai tregoi se për katër vite ka qëndruar beqar dhe e ka shijuar atë kohë, por se tani e kishte të nevojshme që të lidhej.
“Kam pas qejf të bëj një pauzë, me shiju pak beqarinë. E kisha të nevojshme të lidhesha. Gjithmonë në lidhje kam qenë i plotësuar. Kam pasur fat se kam rënë në një tip njësoj si unë. Ajo ka ditëlindjen më 26 janar unë më 28 janar, tani po u besoj këtyre”, u shpreh Roberti.
Më pas Roberti shtoi se e meritonte një vajzë të bukur.
“..Ndoshta pas katër vitesh e meritoja një vajzë të bukur. Edhe pse Shqipëria ka shumë vajza të bukura”, shtoi ai.
Ndryshe sot Roberti është përfshirë në një aksident me makinë, ku i njëjti ka bërë të ditur se i ka falur dëmin që i ka shkaktuar personi tjetër i cili ishte fajtor në aksident.