Këngëtari Robert Berisha, ka pak muaj që e ka bërë zyrtare lidhjen e re me modelen Laureta Maqedonci. Çifti tashmë i njohur kanë nisur pushimet verore bashkë dhe si destinacion kanë zgjedhur Turqinë.

Roberti ka postuar foto krah të dashurës së tij në Instagram. Modelja dhe këngëtari duket mjaft të lumtur së bashku ndërkohë që herë pas here postojnë foto të njëri-tjetrit. Kjo është lidhja e parë që këngëtari ka bërë publike që pas ndarjes me këngëtaren Nora Istrefi me të cilën ka edhe një vajzë, Renee.