Në orët e para të mëngjesit të së martës, një pallat u përfshi nga flakët në zonën e Astirit dhe i gjithë kryeqyteti ishte në panik për banorët të cilët kërkonin ndihmë nga ballkonet dhe dritaret e apartamenteve të tyre.

Zjarri ishte i qëllimshëm, i vënë në garazhin e pallatit ku edhe janë djegur katër makina, por për fat të mirë banorët shpëtuan pa dëmë fatale.

Zjarrëfikëset mbërritën në vendngjarje, ku arritën të nxirrnin prej banesës disa familjarë. Personi që shikoni në foto është zjarrfikësi i Tiranës Shkëlzen Lamuça, që babai i dy vajzave e quan hero.

Familja Nanaj shin bllokuar nga tymi dhe në pamundësi për të dalë nga shkallët e brendshme, u evakuuan me zjarrfikëse. Vetë Lamuçës ju desh të ngjitej dy herë në katin e shtatë me shkallët e zjarrfikëses për të shpëtuar dy vajzat e vogla të familjes Nanaj.

Babai i dy vajzave, skenografi Beqo Nanaj ka bërë një postim në rrjetet sociale ku tregon se ka takuar zjarrëfikësin bashkë me vajzat e tij.

“Ky është zjarrfikësi Zeni Lamuca heroi i gocave të mia”, shkruan Beqo.