
Arjola Demiri ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Robi Plaket Kur Don Vetë”. Gjatë intervistës Robert Berisha e ka pyetur për “4” fëmijët e saj. Aktorja e ka korrigjuar duke i thënë se ka tre fëmijë.
Për të dalë nga situata, Roberti i ka thënë që të katërtin ta bëjnë bashkë. “Të na dalë fëmija me këmbë 50 o Robert”, i është përgjigjur Arjola më të qeshura, teksa moderatori ka vazhduar duke i thënë të bëjnë një djalë.
Arjola: Unë dua vajzë
Robert Berisha: Unë jam ekspert vajzash