Vetëm pak ditë më parë, Robert Berisha zbuloi gjatë një interviste në Top Albania Radio se ishte në një lidhje të re dashurie. Vajza që i ka rrëmbyer zemrën këngëtarit të njohur quhet Laureta Maqedonici.
Dyshja është bashkë prej disa muajsh dhe tashmë që lidhja mes tyre është bërë më serioze, brunia seksi nuk ka pse ta fshehë më partnerin në rrjetet sociale.
Mirëpo kjo romancë e re duket se ka prishur raportin e këngëtarit me ish-bashkëshorten e tij Nora Istrefin. Dyshja nuk ndiqen më në rrjetet sociale si më parë.
Ish- çifti kanë rrëfyer se dhe pas ndarjes ata do të ruanin ende raporte të mira së bashku dhe kjo për shkak të vajzës së tyre Renee. Madje ata shpesh herë e kanë përkrahur njëri-tjetrin dhe në publikimet e projekteve muzikore.
Nuk dihet ende nëse arsyeja e krisjes së marrëdhënies të ish-çiftit ka qenë romanca e Robertit me Lauretën.