
Policia italiane ka zbërthyer me detaje mënyrën se si funksiononte grupi i Ergys Dashit, i cili u vra pak muaj më parë në Ekuador duke faktuar transportin e kokainës nga Amerika Latine në Europë dhe më pas shpërndarjen në doza më të vogla. Sipas dosjes hetimore të siguruar nga ABC, grupi përdorte portet e Holandës për të sjellë kokainën nga Amerika Latine dhe më pas e shpërndante nëpër Europë. Më pas ajo shpërndahej në Itali, Zvicër, Slloveni, etj., përmes një koordinimi dhe organizimi kapilar që Dashi i kishte bërë organizatës së tij.