Nisja e Festivalit të RTSH-së ka bërë nostalgjike Ronela Hajati, e cila edicionin e kaluar përfaqësoi Shqipërinë me këngën “Sekret”. Ronela postoi një video nga performanca duke u shprehur e emocionuar, pasi kjo këngë për të mbetet një nga hitet më të padiskutueshme në historinë e festivalit.
“Që kur nisi sezoni i Festivalit të Këngës u bëra shumë nostalgjike duke e parë këtë. Pas gjithçkaje që u tha e që ndodhi, por për këto nuk e di nëse do të flasë ndonjëherë, ‘Sekret’ është një nga hitet më të padiskutueshme në historinë e festivalit. Nëse do ta rikëndoj ndonjëherë me këtë këngë në skenë do qaj e sigurt. Ne kemi bërë një punë të mahnitshme. Ju dua me gjithë zemër”, ka shkruar këngëtarja.