Ndarja nga partnerët nga shumë persona përjetohet shumë keq.
Mirëpo “thyerja e zemrës” nuk konsiderohet një dhimbje, para asaj që po përjeton Ronela Hajati.

Gjatë performancës së djeshme të këngëtares në sheshin Skënderbej, jo gjithçka ka shkuar siç duhet. Ronela pati një incident të vogël, që vetëm vajzat mund ta kuptojnë.

Asaj i është thyer një thua i këmbës. Këtë incident Ronela e ka postuar në Instastory ku shkruan: “Të është thyer zemra? Ke dhimbje? Provo, të të thyhet thoi.”

Më herët kujtojmë që Ronela Hajati “thumboi” kolegët teksa thonte ndër të tjera se aq të ngjashme i duken projektet e fundit të këngëtarëve tanë saqë nuk e kishte kuptuar kur ndërrohet kënga nga kënga.

A e kam gabim nëse them që 90% e këngëve të kësaj vere janë njëlloj? Mu duk sot sikur një këngë ishte e gjatë nja 15 minuta kur në fakt ishin ndërruar nja 5 këngë”- u shpreh Ronela.