Këngëtarja Rovena Stefa së fundmi ka treguar për jetën e saj profesionale dhe personale. Gjatë një interviste në Kosovë këngëtarja ka folur për dashurinë e madhe që ndjen për shqiptarët e Kosovës dhe për mikpritjen që i kanë bërë.
Në një moment gjatë intervistës, në formë shakaje ajo është shprehur se nëse gjen një burrë në Kosovë nuk do të iki më fare në Shqipëri.
“Kam gjetur një dashuri aq të madhe te populli im në Kosovë, saqë jam ndjerë si në shtëpinë time që në ditët e para që kam ardhur. Kur më thotë se dikush se po jeton më shumë në Kosovë sesa në Shqipëri them për mua është njësoj, është tokë shqiptare. Ma gjeni dhe një burrë këtu dhe nuk iki fare,”– tha ajo.