Jeta e Kim Kardashian dhe e fëmijëve të saj është në rrezik pasi së fundmi ajo ka zbuluar se ka marrë me dhjetëra letra kërcënuese. Sipas Tmz, Kim Kardashian ka thënë se ndihet e rrezikuar pasi në një nga letrat kërcënuese me 25 prill shkruhej se personi do të hidhte në erë zyrën e saj me një bombë.

Kim ka dërguar avokatin e saj Shawn Holley, në gjykatë për të marrë një urdhër ndalimi kundër David Resendiz. Kim ka thënë se Resendiz ka zbuluar adresat e shtëpisë dhe biznesit të saj dhe që nga ai moment ka filluar t’i dërgonte një mori letrash (më shumë se 80) duke e kërcënuar atë dhe 4 fëmijët e saj në mënyra të ndryshme.

Kështu, biznesmenja ka marrë masa paraprake ndaj burrit të panjohur, në mënyrë që ai të mos i afrohet as asaj dhe as familjës së  saj. Ajo ka kërkuar nga gjykata që ai të qëndrojë  100 metra larg saj dhe familjes së saj dhe të mos ketë asnjë kontakt tjetër.