Moderatorja e njohur shqiptare, Roza Lati, ka padur një lidhje shumë të ngushtë me qenin e saj Petit. Por së fundmi, ajo dhe një lajm të trishtë për të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Ajo ka lajmëruar se qeni, me të cilin ka jetuar për 15 vjet, ka ngordhur. Roza nuk e fshehu aspak hidhërimin e saj dhe periudhën e vështirë që po kalon.
Përmes postimeve në Instagram, Roza ka treguar se qeni i saj ishte prekur nga një sëmundje e rëndë, por në fund ngordhi si pasojë e një ataku në zemër.
Gjithashtu moderatorja ka treguar se frymën e fundit, Petit e ka dhënë në krahët e saj.
Ja çfarë shkruan ajo në Instagram.
“Kjo video, nga ecja e tij e fundit ne pyll me këmbët e veta… te fjetja ime në tokë 3 netë me atë që të ndiente erën time… te kuisjet e fundit të tij se nuk po i mbushej truri me oksigjen….e deri te Gjesti EPIK klasik që Petit kuptonte shqip… mbështeste kokën te Roza… ashtu i doli fryma e fundit… mbështetur te unë. Në krahët e mi. I vogli im…”- ka shkruar Roza në një postim në Instagram.