Rozana Radi ka lënë një mesazh për të gjithë ndjekësit e saj. Me anë të një postimi të bërë në Instagramin e saj, Rozana Radi ka kërkuar që ndjekësit e saj që të mos postojnë më foto të varreve të të afërmve të tyre. Ajo shton se disa gjëra nuk ndahen me të gjithë ndaj edhe duhen ruajtur të fshehta.
“Nuk ka gjë më të vështirë për mua kur shikoj njerëz që postojnë foto tek varret e familjarëve të tyre! Ju lutem mos e bëni! Askush nga ata që nuk jetojnë më nuk do ta donte këtë gjë! Mbajini në zemër kujtimet, dashurinë, dhimbjen. Çfarë do t’i tregoni “popullit” të Facebook dhe Instagram me këto foto? Ka disa gjëra që nuk ndahen me të gjithë! Ndaj quhet paqe e perjetshme!,”- ka shkruar Radi, duke marrë shumë konfirmime nga ndjekësit.
Vetë aktorja dhe këngëtarja ka humbur dy prindërit e saj, për të cilët ka folur gjithmonë në daljet e saj televizive, por duket se këshillën që u ka dhënë ndjekësve të saj, e ka ndjekur me përpikmëri edhe vetë.