Motra e Dan Hutrës, Asija në një intervistë në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, u shpreh se pas ngjarjeve të ndodhura në Tiranë dhe vrasjeve të 3 grave nga vëllai i saj, vëllezërit janë distancuar nga Dan Hutra.

Gjithashtu ajo tha se situata ka qenë shumë e vështirë, dhe pasi ka dalë nga burgu pas vrasjes së Dafinës, gruas së parë, ajo u shpreh se i vëllai i ka thënë,- se kërkon të vazhdojë jetën dhe ka kërkuar të martohet.

“Ata që e kanë bërë këtë, nuk di çfarë të them. Nëse Dafina e ka tradhtuar Danin atëherë ai duhet ta linte Dafinën dhe të vazhdonte rrugën e tij. Por unë nuk besoj ta ketë tradhtuar. Dani është arrestuar dhe u fut në burg, unë i kam thënë fjalët e mia si motra më e madhe. I kam thënë përse nuk e vrarë vetën. Vëllezërit janë distancuar nga Dani. Nënën time Dani e ka varrosur për së gjalli, më pas ne të tjerëve, motra e vëllezër , nipër e mbesa. Doli nga burgu , mori shtëpi me qira dhe na thonte më gjeni një nuse që të vazhdojnë jetën përpara”, tha ajo, duke shtuar: “Një ditë me merr në telefon dhe më thotë, motër do të fejohem. Më tha se duke ecur ajo me biçikletë iu gris qeshja e ushqimeve dhe e ndihmova dhe aty vazhdoi lidhja jonë. Më pas u bëmë bashkë dhe ia kemi kaluar shumë mirë. Bëri një drekë të vogël. Në Tiranë mori një shtëpi me qira dhe kështu vazhdoi”.