I ftuar në emisionin Real People në Euronews Albania ka qenë Mentori, një pacient i cili është diagnostikuar me dy masa tumorale në tru.
I pyetur për kulturën tonë për t’u vizituar te mjeku, ai shprehet se shëndeti nuk duhet lënë për momentin e fundit kur as mjeku nuk bën dot më gjë.
I keqardhur, pak orë para operacionit të vështirë, ai tregon në një intervistë për gazetarin Flor Gjini, se gjithë jetën ia ka kushtuar kamionit të punës dhe në asnjë moment nuk është kujdesur për shëndetin e tij.
“Duhet ta kemi kulturën e vizitës te mjeku. Unë shoh veten time, i hidhja më shumë lekë kamionit se sa vetes time. Bënin 3 mijë euro serviset e makinës dhe lashë veten time për 100 mijë lekë. Arrita deri në këtë fazë. Po ta kisha kapur më shpejt nuk do isha në këtë gjendje”- tha ai.