Roza Lati ka rrëfyer e prekur periudhën e vështirë të fëmijërisë, kur babai ushtronte dhunë ndaj saj dhe më pas ndërroi jetë nga sëmundja e rëndë e tumorit në kokë.

Siç tregon ajo e gjitha ka ndodhur kur ishte 5 vjeçe dhe ajo i ka kërkuar të atit, 50 lekë për çamçakëz pasi pa shoqet e saj të blinin.

“Kur i kam kërkuar për herë të parë 50 lekë për çamçakëz më ka rrahur, sepse im atë ka qenë i dhunshëm. Ai ka ndërruar jetë nga tumori në kokë dhe kjo është arsyeja e dhunës së tij. Mbaj mend sa kishin dalë çamçakëzat e parë kam qenë 5 vjeçe ai ishte te puna e tij dhe vajta se pashë shoqet e mija që kishin marrë çamçakëza, kanë qenë disa me ngjitëse te dora edhe më ka rrahur pse i kërkova 50 lekë çamçakëz. Ai ishte agresiviteti i tij që i rrëshqiste, sepse im atë ka ndërruar jetë nga tumori në kokë. Duke u rritur ashtu unë tani kjo goca këtu, më vjen zor të kërkoj lekë, më vjen zor të lyp sepse jam rritur në këtë mënyrë dhe e kam traumatike. Dhe mami këtë gjë e di. Rita m’i ka mbuluar të gjitha gjërat pa ja kërkuar fare”, tregon ajo.