Rrëfimi i trishtë i shkrimtares që dashuronte Ramën marrëzishtë: Pas 7 viteve në burgun e Spaçit, nuk njihja…
Rrëfimi i trishtë i shkrimtares që dashuronte Ramën marrëzishtë: Pas 7 viteve në burgun e Spaçit, nuk njihja…
Me rikthimin e saj beri buje. Shkrimtarja Ornela Vorpsi në Shqipëri pas shumë vitesh, po shkakton reagime te shumta me intervistat e saj.
Ne nje rrefim për emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në Tv Klan, Ornela ka treguar takimin me babain pas vuajtjes së dënimit si u burgosur politik.
Momentet e para ishin të vështira, thotë ajo, duke përshkruar se pas 7 vitesh dënim nuk po e njihte më.
“Babi ishte i dënuar politik për 7 vite në burgun e Spaçit. Kam shkuar ta takoj me nënën time dhe nuk e njoha. Ái ishte jashtë mase i dobësuar dhe diçka mungonte në fytyrën e tij, unë nuk mundesha dot ta kuptoja.
Pata frikë ta takoja, pasi ai donte të më përqafonte, por unë isha një fëmijë që kisha frikë ta prekja këtë të huaj që ishte i veshur me një lloje bizhameje me vija, ku në fytyrë kishte ndryshuar, ndërsa e kuptova se çfarë kishte se kishte ndryshuar në fytyrë. Kur erdhëm në shtëpi, babai i kishte dhënë nënës time një gjë të vogël, një qese, ku kishte futur dhëmbët. ato i ishin thyer nga torturat e tepërta”, është shprehur shkrimtarja Ornela Voripsi.