Drita Ziri është vajza që ka rrëmbyer kurorën e Miss Shqipëria 2022.
Ajo u përzgjodh mbrëmjen e kaluar në eventin më të madh dhe jetëgjatë të bukurisë Miss Shqipëria 2022.
Ziri sfiloi në kalanë madhështore të Porto Palermos në Himarë mes 27 finalisteve.
Nën moton “Një Miss, Një Kala, Një Histori”, eventi i zhvilluar mori vëmendjen e mediave në edicionin e 24.
Fituesja Ziri rezulton të jetë e përfshirë prej të paktën dy vitesh në botën e modelingut. Ajo ka pozuar në Stamboll dhe Tiranë.