Një aksident tragjik me pasojë një viktimë ka ndodhur dy ditë më parë në Podujevë. Kjo ngjarje thuajse sa nuk futi në hasmëri dy familje shqiptare të Kosovës.

Viktimë mbeti 30-vjeçari Adnan Halimi i cili teksa udhëtonte me biçikletë u përplas me makinë nga fqinji dhe njëkohësisht miku i tij, djali i familjes Musa.

Faniljet e djemve kanë ngushëlluar njëra-tjetrën dhe kanë shpërthyer në lot e përqafime pas ceremonisë së varrimit.

Familja Halimi i ka falur gjakun familjes Musa në ceremoninë e varrimit të djalit të tyre.