
Profesoresha e pianos në Fakultetin e Artit Muzikor, Sara Projkovska, e cila ishte vokaliste në grupin “DNK”, është një nga viktimat që humbi jetën nga zjarri në Koçanë. Projkovska ishte një nënë e dy fëmijëve, të cilët po i rriste i vetme.
Gjatë gjithë karrierës së saj, ajo këndonte si “back-vokaliste” për pothuajse të gjithë këngëtarët e estradës në Maqedoni.
Ajo mundohej që të fitonte para për të rritur fëmijët e saj për shkak se ish-bashkëshorti i saj, trompetisti dhe profesori i xhazit, Aleksandar Nikolovski, u nda nga jeta në vitin 2021 në moshën 48-vjeçare.
Nga zjarri u lënduan edhe kolegët e saj. Ana Kostadinovska ishte gjithashtu pjesë e grupit ‘DNK’, të cilët po performonin në diskotekë ku ra zjarri. Ajo është në gjendje të stabilizuar dhe po trajtohet në shtëpi sipas familjarëve të saj. Ndërsa Andrej Gorgieski është në spital. /gazetajone