Gjatë 24 orëve të fundit janë 71 persona që janë infektuar me Covid-19, ndërkohë fatmirësisht nuk ka pasur asnjë humbje jete.
Sipas përditësimit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë numri i të shëruarve në 24 orët e fundit ka qenë 47 persona. Bëhet me dije se 321 pacientë janë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Njoftimi i plotë:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1161 testime, 71 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 47 të shëruar në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1161 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 71 qytetarë, në këto bashki:
30 në Tiranë, nga 4 qytetarë në Shkodër, Fier, Sarandë, 3 në Divjakë, nga 2 qytetarë në Elbasan, Korçë, Himarë, Vlorë, Patos, Tropojë, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Kurbin, Durrës, Kamëz, Lushnje, Mallakastër, Selenicë, Delvinë, Gjirokastër, Tepelenë, Pogradec, Kolonjë, Berat, Skrapar.
Janë 321 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 47 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,789 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (20 Prill 2022)
Raste të reja ditore 71
Të shëruar në 24 orë 47
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1161
Testime totale 1,795,792
Raste pozitive 274,606
Raste të shëruara 270,789
Raste Aktive 321
Humbje jete 3,496
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 201
Fier 29
Vlorë 25
Berat 14
Korçë 14
Shkodër 12
Elbasan 10
Gjirokastër 7
Durrës 4
Kukës 4
Lezhë 1