Sipas MeteoAlb orët e para të ditës parashikohet të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta. Por gjatë mesditës dhe pasdites pritet të ketë zhvillim të vranësirave në pothuajse gjithë vendin duke gjeneruar reshje të pakta dhe të izoluara shiu. Ndërsa mbrëmja dhe nata do të sjellin dominim të motit të qëndrueshëm.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të vijojnë të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 23°C.

Era do të fryjë mesatarisht në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.