IMG_0224

Sot, më 5 mars 2025, moti në Shqipëri pritet të jetë kryesisht i kthjellët, me intervale të gjata me diell, veçanërisht në zonat bregdetare dhe ato të ultësirës perëndimore.

Në orët e para të mëngjesit mund të ketë mjegull të lehtë në disa zona malore, por ajo do të shpërndahet shpejt me rritjen e temperaturave.

Temperaturat do të luhaten nga 3°C në zonat malore në orët e para të ditës, ndërsa maksimumet gjatë mesditës do të arrijnë deri në 19°C në qytetet e fushës dhe bregdet. Në zonat malore, temperaturat maksimale do të jenë më të ulëta, duke u ngjitur deri në rreth 12-14°C.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi mesatare 2-6 m/s, ndërsa në zonat bregdetare dhe kodrinore mund të ketë era më të forta, me shpejtësi deri në 10 m/s. Në det, valëzimi pritet të jetë i lehtë deri mesatar, me dallgë që mund të arrijnë forcën 1-2 ballë.

Në përgjithësi, dita e sotme do të karakterizohet nga një mot i qëndrueshëm dhe i ngrohtë për këtë periudhë të vitit, duke krijuar kushte të favorshme për aktivitete në natyrë. /gazetajonë