Moderatorja Arbana Osmani ka dhënë një lajm të keq për fansat e saj. Përveç si moderatore, ajo ka eksploruar edhe fushën e kulinarisë, duke botuar edhe dy libra gatimi. Mirëpo, duket se libri i dytë nuk do të dalë më në treg dhe kjo ka një arsye të veçantë por që lidhet me krizën.
Përmes një postimi në Instagram, Arbana ka njoftuar se ka vendosur mos ta ribotojë për shkak se është rritur çmimi i lëndës së parë dhe rrjedhimisht dhe çmimi i librit dyfishohet.
“Libri im i dytë me receta gatimi është “sold out”prej shumë muajsh, dhe çdo dite marr me dhjetëra mesazhe nga ju që më pyesni se ku mund ta gjeni… Për shkak të rritjes së cmimeve të lëndës së parë të printimit kam vendosur të mos e ribotoj, pasi ribotimi do ta dërgonte në treg me dyfishin e çmimit të mëparshëm dhe gjykoj që kjo thjesht nuk është e drejtë. Librat e mi me receta nuk i kam parë dot si biznes, por më shumë si një mundësi për të ndarë grimca nga jeta ime në kuzhinë me ju; kështu që derisa të gjejmë kohë për receta të reja (me këto ritme fëmijesh nga 2034) do ndajmë receta të shijshme dhe të shpejta këtu në IG,”- ka shkruar ajo krahas fotos së kopertinës së librit.