Donaldi dhe Bora kanë bërë gjithë shqiptarët për vete me historinë e tyre, një histori e denjë për t’u bërë film. Pas lajmit se dyshja janë takuar në Vjenë së bashku Donaldi ka reaguar në rrjete sociale.
‘Si mos me të thënë unë ty po’ -shkruan aktori. Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të vërsulen me komente ku e kanë marrë këtë status të Donaldit si një rikthim me Borën.
Ndërkohë javën e kaluar, portalet zien nga lajmi ku thuhej se Donaldi kishte parkuar makinën e tij luksoze poshtë apartamentit të ri që ka blerë mdoeratorja në Kodrën e Diellit.