Ne skandalin e publikimit te listes se pagave te shqiptareve, u habimet me rrogat e gazetareve si Arjan Çani – 1,795,523.00 lek, Eni Vasili – 1,184,587.00lek.
Por ne keto lista mungonte emri i Blendi Fevziut. Aludimet për pagën e majme të gazetarit kanë qenë nga më të ndryshmet, por ajo më e diskutuara në rrjetet sociale është që moderatori paguhet plot 27 mijë euro. Në lidhje me këtë është përgjigjur vetë Fevziu, i cili gjatë një interviste disa kohe me pare ka treguar të vërtetën.
I pyetur nëse paga e tij mujore është realisht 27 mijë euro, Blendi Fevziu ka thënë, “E dëgjova këtë. Duhet të them që kur dikujt i thua që je personi më i paguar i fushës tënde, duhet të ndihet krenar. Por unë nuk e di sa e vërtetë është kjo, sepse nuk i di rrogat e të tjerëve. Di që paguhem aq sa kam rënë dakort me televizionin dhe që rroga ime mbulohet krejtësisht nga sponsorët e emisionit”.
Më tej gazetari i njohur ka shpjeguar se të ardhurat e tij janë të gjitha të deklaruara tek tatimet dhe rrjedhimisht të verifikueshme. “Çdo cent që unë marr nga puna ime e marr përmes bankës. Kam dëgjuar që janë përmendur shifra fantastike. Do bëja ç’është e mundur dhe do punoja më shumë që të arrija në ato nivele, por kam frikë se në këtë treg mediatik kjo është e pamundur” – ka përfunduar ai.