
Në mbledhjen e sotme kryeministri Edi Rama ka liruar nga detyra dy zv/ ministra.
Bëhet fjalë për zv/ ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë Ardi Veliu dhe Dallëndyshe Bicin nga Mbrojtja.
Zv/ kryeministrja Belinda Balluku tha se “Veliu dhe Bici në ditët në vazhdim do të emërohen në detyra të tjera të rëndësishme” pa dhënë detaje të tjera.