Shqipëria ka një histori të gjatë me rrugët e papërfunduara.

Në shumë prej këtyre akseve të papërfunduara shpeshherë kanë dalë probleme me shpronësimet, në raste të tjera me financimin dhe në disa raste rrugët nuk kanë përfunduar për shkak të prioritete të qeverive në pushtet.

Aktualisht janë 8 rrugë të cilat kanë kaluar afate edhe mbi 10 vite dhe ndodhen ende në kantier të papërfunduara përgjegjësi direkte e ministrisë së infrastrukturës.

Rruga Qukës – Qafë Plloçë, pjesë e aksit Tiranë – Korçë. Për herë të parë u projektua në 2009-ën dhe 13 vite më pas ende nuk janë mbyllur punimet, me dy lotet e fundit të panisura. Ajo ishte parashikuar të hapej plotësisht për kalimin e mjeteve në 2019-ën. Mungesa e fondeve, projekti me gabime dhe iu ndryshuar por me se shumti ecuria e ngadaltë e punimeve kanë bërë që dorëzimi i saj të shtyhet të paktën deri në 2024.

Rruga e Arbërit, u projektua në vitin 2009, por nisi punimet në 2018-ën, ndërsa ende nuk ka përfunduar tuneli i Murrizit 3.8 km. Afati fillestar për përfundimin e rrugës në kontratë ishte prilli i vitit 2022, por punimet vazhdojnë. Edhe pse rruga u inaugurua afati u shty me 17 muaj, ndërsa janë evidentuar probleme me argjinaturat dhe rrëshqitjen e dherave.

Rruga Kardhiq – Delvinë nisi të ndërtohej në qershor të vitit 2008 në dhe 34 kilometrat e saj duhej të mbaronin për dy vite. Por 14 vite më pas, rruga është hapur për kalimin e mjeteve, por punimet për ndërtimin nuk kanë përfunduar.

Rruga e Bypass-it të Shkodrës e nisur që në vitin 2011 u zvarrit prej shumë vitesh dhe u inaugurua brenda këtij viti. Por rrugës ende i mungon ndriçimi dhe sinjalistika e duhur, ndërsa projekti u ndryshua mbi 4- 5 herë.

Rruga Korçë – Ersekë u projektua në 2008-ën nga qeveria Berisha, dhe atëherë nisën punime me pjesë, por me pas projekti u ndryshua dhe në afatin fillestar u parashikua të mbyllet në tetor të vitit 2022, por në buxhet janë parashikuar fonde deri në vitin 2024.

Ndërsa Ministria e Infrastrukturës nuk është në gjendje të menaxhojë siç duhet investimet në këto rrugë, ajo është duke thënë koncesione të tjera sërish kompanive që nuk kanë treguar aftësi për projekte të tilla madhore, siç është rruga Lekaj Fier, një rrugë e ndërtuar dhe që po jepet me koncesion.

Ndërkohë rruga tjetër Kashar-Lekaj, e cila duhet të ndërtohet nga e para në zonë kodrinore dhe ku kërkohet potencial i vërtetë ndërtimor dhe ku lidhjet klienteliste me Ministrinë e Infrastrukturës nuk të bëjnë punë.