Viti 2002 po mbyllet me një bilanc të lartë të numrit të aksidenteve në vendin tonë. Janë 9-10 aksidente në një ditë dhe në një vit janë kryer 3293 aksidente.
Kjo shifër konfirmuar nga qendra Kombëtare e Urgjencave, e cila me ambulancat e saj është në çdo rast aksidenti, përfshirë këtu ato me makinë, motor, biçikletë dhe monpate.
Drejtuesit e monopateve nuk ndëshkohen as me gjoba edhe pse janë në shkelje të rregullave të qarkullimit më së shumti.
3293 aksidente në total, 1771 aksidente me makinë, 718 aksidente me motor 385 aksidente të këmbësorëve, 399 aksidente me biçikletë dhe monopate”, tha Skënder Brataj.
Një ndër faktorët kryesorë të aksidenteve është mos respektimi kodit rrugor apo drejtimi i automjetit nën efektin e alkoolit dhe drogës.
Dr. Brataj tregon probabilitetin e humbjes së jetës në një aksident për shkak të mos vendosjes së rripit të sigurimit.
“Traumat për shkak të aksidenteve janë shkaku kryesor i invaliditetit e vendit tonë”, u shpreh Brataj