Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Rudina Hajdari është përlotur në protestën që është duke u mbajtur para Kryeministrisë.
Gjatë fjalës së mbajtur para qytetarëve, Hajdari tha se kjo protestë i kujton të atin, Azem Hajdarin.
“Motra dhe vellezer, une jam Rudina Hajdari dhe sot te flas ketu eshte privilegj I madh sepse ne rradhe te pare kjo foltore, ju qe jeni mbledhur kaq shume ketu ne shesh me kujtoni tim ate, Azem Hajdarin.
Azemi e kishte mision jete kthimin e Shqiperise ne nje vend te begate dhe kur ju shoh sa shume jemi sot ne kete shesh mbushem me shprese se endrra e tij do te realizohet. Ju perqafoj te gjitheve!
Fitore, fitore dhe vetem fitore!”, theksoi ajo.