azetarja Rudina Xhunga ka treguar vetë se si është rrëzuar para një makine benz luksoz në mes të Bulevardit në qendër të Tiranës.
Ajo rrëfen se u pengua dhe u rrëzua para një makine që as nuk ndaloi ta ndihmonte, por shton se ajo që ka më shumë rëndësi është se shumë njerëz të tjerë të mirë e ndihmuan.
Postimi i plotë:
“Dje ne Bulevard u pengova. Po vrapoja per te kapur sekondat e fundit te semaforit jeshil dhe nuk pashe hekurin e verdhe qe ndante korsine e bicikletave. Pengesa me bllokoi kembet dhe rashe, para nje makine. Nuk kuptova cfare ndodhi, po kalimtaret perreth bertiten, ndaluan makinat e tjera dhe nje vajze me ndihmoi te cohem. Pastaj nje zoteri m’u prezantua si mjek, me uli, ne borduren e Rognerit dhe me kontrolloi per shembje, thyerje nga renia. Dhe ne fund me dha targen e makines, para se ciles rashe. Gjeje, -tha kujt i perket. -Sepse nuk frenoi, nuk ndaloi, nuk ndihmoi. E pashe kur u pengove dhe e gjitha qe me sekonda. Ai mund te te kishte vrare sot. Ishte benz luksoz. Targa AA200XJ. I thashe faleminderit! Por me mire se te gjej pronarin e atij benzi, kesaj dite do i mbaj mend fytyren gjithe merak te vajzes qe me dha doren te cohem , kalimtaret qe u mblodhen pa me njohur dhe bertiten te ndalonin makinat, mjekun qe mbajti kembet, shenoi targen dhe me dha ndihmen e pare. Tirana eshte plot njerez te mire dhe jeta eshte shume cmuar te te ike, sa hap e mbyll syte. Nuk duhet lene ne meshire te benzave. Si ky qe per pak me mori jeten, per pak, fare pak, distance fati, dje. Faleminderit🙏”