Gazetari hulumtues dhe drejtori ekzekutiv i “Bellingcat”, Christo Grozev, fitues i çmimeve të rëndësishme ndërkombëtare për gazetari hulumtuese, ka zbuluar që Rusisë po i mbarojnë rezervat.
Gazetari bullgar ka thënë se Rusia ka rezerva për ta vazhduar luftën vetëm deri të dielën.
Pas të dielës, ka shkruar ai, Rusia do të kolapsojë, transmeton Gazeta Express.
Po ashtu, është paralajmëruar edhe një pako e re shkatërruese sanksionesh nga Perëndimi mbi Rusinë nga e hëna e ardhshme.
“Do të jenë sanksione që nuk janë parë kurrë më parë”, thuhet në raportimin e “Nexta”-s.
Këto sanksione, për të cilat nuk ka informacione konkrete, pritet ta godasin fuqishëm Putinin, qeverinë e tij dhe njerëzit e fuqishëm që i ka pas vetes.