Rusia deklaroi se do të garantojë jetën e ushtarëve ukrainas në Mariupol, të cilët do të dorëzohen në orët e ardhshme.
Forcat ruse kanë thënë se do të lejojnë ushtarët ukrainas të largohen nga bastioni i fabrikës së çelikut Azovstal, me kusht që të lënë armët dhe municionet e tyre pas.
Ata që e bëjnë këtë, do të trajtohen në përputhje me konventën e Gjenevës për të burgosurit e luftës, thuhet në një deklaratë nga ministria ruse e mbrojtjes.
Deklarata e lëshuar pak orë më parë, thotë se forcat ruse u kanë transmetuar detaje të marrëveshjes homologëve të tyre ukrainas çdo 30 minuta gjatë natës.
Nëse pranojnë, thotë Rusia, forcat ruse do të ngrenë flamuj të kuq në orën 06:00 dhe ukrainasit duhet të ngrenë flamuj të bardhë rreth perimetrit të fabrikës së çelikut.
Deri tani zyrtarët ukrainas nuk kanë dhënë asnjë shenjë se do të pranojnë ofertën.