Vajza e ish-presidenti, Bujar Nishani ka publikuar së fundmi foto me të atin. Fiona Nishani nuk nguron ta kujtojë të atin përmes fotove në rrjetet sociale.
Së fundmi, ajo publikoi në Instagram një foto kur ishte e vogël dhe ka përqafuar të atin teksa ndodheshin në një varkë në det.
“Sa e qetë ndihesha kur flisja me ty, sa e mbrojtur ndihesha kur të përqafoja, faleminderit babi.”-e shoqëroi foton Fiona.